Mbrëmë në autostradën Rieti-Terni, në afërsi të shenjës së Contigliano, një autobus që transportonte tifozë të ekipit të Pistoia Basket u sulmua nga persona të panjohur me gurë dhe tulla.
Në këtë sulm humbi jetën një nga dy ngasësit e autobusit, një burrë 65-vjeçar nga provinca e Firences, i cili u godit në fytyrë nga një tullë që theu xhamin e autobusit, transmeton klankosova.tv.
Autobusi po kthehej nga ndeshja e basketbollit midis Sebastiani Basket dhe Pistoia, të cilën e fituan tifozët e ekipit toskan.
Më parë, autobusi ishte shoqëruar nga forcat e rendit, por sulmi ndodhi menjëherë pasi skorta përfundoi. Sipas informacioneve të para nga mediat italiane, sulmi dyshohet të ketë qenë i organizuar nga një grup tifozësh të Sebastiani Basket.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe ka marrë dëshmitarë për të zbardhur ngjarjen.