Isen Shabani shpall fitoren në komunën e Vrapçishtit

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Isen Shabani, ka shpallur fitoren në komunën e Vrapçishtit, duke siguruar 5.989 vota në zgjedhjet lokale të mbajtura këtë të diel.

Përmes një postimi pas përfundimit të procesit të votimit, Shabani falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe besimin, duke theksuar se fitorja është rezultat i bashkimit dhe vullnetit të popullit, njofton TS.

“5989 vota, një qëllim, një fitore! Sot triumfoi bashkimi dhe vullneti i popullit! Faleminderit nga zemra!” – shkroi Shabani.

Fitorja e Shabanit shihet si një sukses i rëndësishëm për AKI-në në rajonin e Vrapçishtit, ndërsa rezultatet zyrtare priten të konfirmohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në orët në vijim./TS