Sipas të dhënave të marra nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Koçanit, të drejtën e votës sot në kategorinë e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm e shfrytëzuan 131 nga gjithsej 135 persona të paraqitur për të votuar në shtëpi. Katër persona nuk e realizuan të drejtën e votës.
Kryetarja e KKZ Koçan, Biljana Dimovska Giçeva, informoi se votimi është realizuar në përputhje me rregulloret zgjedhore dhe protokollet shëndetësore.
Dita e zgjedhjeve në Koçan nesër do të zhvillohet në 63 vendvotime, të shpërndara në 59 lokacione.
Qytetarët do të zgjedhin mes gjashtë kandidatëve për kryetar komune dhe nëntë listave për Këshillin Komunal, ndërsa të drejtë vote kanë 32.446 qytetarë.