Menduh Thaçi: Mos besoni që do talleni me shqiptarët – mos të mendojnë se ne jemi të dorëzuar

Menduh Thaçi: Mos besoni që do talleni me shqiptarët – mos të mendojnë se ne jemi të dorëzuar

Sonte në Pressing i ftuar është Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare. Me të diskutohet për situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut para zgjedhjeve, atë që pritet pas zgjedhjeve lokale dhe tema të tjera.

Thaçi ka apeluar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që të mos dalin të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen të dielën, për t’u dhënë mesazh aleatëve që janë të pakënaqur me pozitën e shqiptarëve atje.

“Partia ime nuk është aq e rëndësishme sa të ndikojë fuqishëm në këto zgjedhje. Ju apeloj të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që të mos dalin të votojnë”.

Sipas tij, mesazhi përfundimtar nga mosdalja e shqiptarëve në këto zgjedhje do t’ju shkojë maqedonasëve.

“Mos shpresoni se do të talleni me ne shqiptarët… mos të mendojnë se ne jemi të dorëzuar”, përfundoi Thaçi.