Bajram Rexhepi: Bilall Kasami sërish i ik debatit, me një karrige bosh mbahet debati

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Shqiptarët (AKI), Bajram Rexhepi, ka reaguar pas debatit të sotëm të organizuar nga TV Koha, ku mungoi kundërkandidati i tij, Bilall Kasami nga Lëvizja VLEN.

Rexhepi ironizoi mungesën e Kasamit me një postim në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Nga debati i sotëm me një karrige bosh në TV Koha – Tetovë!”, shkruan Bajram.

Ai shtoi se ky nuk është rasti i parë që Kasami shmang përballjen publike, duke nënvizuar se refuzimi për të debatuar është mungesë respekti ndaj qytetarëve./TS