Veterani nga Kosova ecën dy ditë në këmbë deri në Tiranë: “Mu plotësua ëndrra që të protestohet në Tiranë – së shpejti edhe në Shkup!” (VIDEO)

Një histori frymëzuese vjen nga protesta madhështore që po zhvillohet sot në Sheshin Skënderbej në Tiranë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për lirinë e ish-luftëtarëve që po mbahen në Hagë.

Në një intervistë për portalin TS, veterani i luftës Agim Plashniku nga Kosova rrëfeu me emocion sakrificën e tij për të qenë pjesë e kësaj proteste.

“Dy ditë e dy netë kam ecur në këmbë nga Kosova deri në Tiranë. Mu plotësua ëndrra që të protestohet në Tiranë dhe së shpejti do të protestojmë edhe në Shkup!”

Ky mesazh i fuqishëm tregon përkushtimin e qytetarëve shqiptarë ndaj drejtësisë dhe mbështetjen ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

Protesta në Tiranë po cilësohet si një ndër më të mëdhatë të organizuara ndonjëherë në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës, duke bashkuar shqiptarë nga të gjitha trojet në një zë të vetëm: “Liri për çlirimtarët!”/TS