Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi takime miqësore dhe vëllazërore me drejtuesit më të lartë të Shqipërisë, ku u diskutua për rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, stabilitetin në Ballkan dhe nevojën për zbatimin e standardeve evropiane në vendet e rajonit informon Tetovasot . ekskluzivisht për Tetovasot Ali Ahmeti.
Ahmeti në një deklaratë ekskluzive për Tetovasot i tha gazetarit Nevrij Ademi se Shqipëria ndodhet në rrugë të mbare drejt anëtarësimit në BE, ndërsa Maqedonia e Veriut ka ende detyra për të përmbushur marrëveshjet me peshë ndërkombëtare, si ndryshimi i Kushtetutës, për të siguruar një situatë më të qetë dhe të relaksuar në vend.
Ai nënvizoi se është thelbësore që të gjitha forcat politike në vend të bashkëpunojnë, për të drejtuar proceset në rrugë të mbare dhe për të përmbushur standardet evropiane që garantojnë paqe dhe zhvillim në rajon.TS