Endless River” në Pekin – Ujëra të përbashkëta arti dhe kulture

Ambasada e Shqipërisë në Pekin çeli dyert të hënën për një event kushtuar artit pamor dhe shkëmbimeve kulturore mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës.

Ceremonia shënoi hapjen zyrtare të ekspozitës “Endless River”, me pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria, Italia, Kina dhe emra të tjerë të artit bashkëkohor ndërkombëtar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Kinë deri më 27 tetor.