DRON në Tetovë gjatë fjalimit të Ali Ahmetit: “Shqiponjat fluturojnë lart në kaltërsi” (VIDEO)

Një moment simbolik dhe emocionues ndodhi gjatë tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), mbajtur sonte në zemër të Tetovës. Teksa lideri shqiptar Ali Ahmeti mbante fjalimin e tij para mijëra qytetarëve, një dron i dekoruar me flamuj kombëtar dhe me simbolet e shqiponjës dykrenare fluturoi në qiellin e qytetit, duke krijuar një pamje të paharrueshme, njofton TS.

Pamjet me dron u pritën me entuziazëm nga të pranishmit, të cilët brohoritën gjatë gjithë kohës ndërsa flamuri kuqezi valëvitej mbi tubimin.

Ky moment u shndërrua në një simbol të unitetit, krenarisë kombëtare dhe besimit të palëkundur në fitore në zgjedhjet e 19 tetorit./TS