Bombarduesit amerikanë B-52 janë parë duke fluturuar pranë Venezuelës

Bombardues masivë amerikanë B-52H Stratofortress janë parë duke fluturuar mbi Karaibet jugore, duke qëndruar pezull pranë hapësirës ajrore të Venezuelës në një demonstrim të qartë të fuqisë ushtarake.

Tre aeroplanë, u vëzhguan nga Baza Ajrore Barksdale e Luizianës në një shfaqje të habitshme force drejtuar udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo vjen ndërsa administrata Trump ka rritur operacionet ushtarake në rajon, duke përfshirë një seri sulmesh të fundit ndaj anijeve në bregdetin e Venezuelës që SHBA-të i lidhën me trafikimin e narkotikëve.

Sulmet, të cilat kanë rezultuar në shumë viktima, kanë marrë dënim nga Karakasi dhe kanë rritur shqetësimet në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve midis dy vendeve.

Newsweek shkruan ka kontaktuar Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe Ministrinë e Jashtme të Venezuelës për koment.

Siç vë në pah mediumi në fjalë, përcjell Telegrafi, vendosja e vazhdueshme e bombarduesve strategjikë, të dukshëm të martën në platformat e ndjekjes së aeroplanëve si Flightradar24, erdhi pasi presidenti Donald Trump njoftoi një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje tjetër në Venezuelë, duke rezultuar në gjashtë vdekje.

SHBA-të pretenduan se anija ishte e lidhur me rrjetet e trafikut të drogës, megjithëse Shtëpia e Bardhë ende nuk ka zbuluar prova të mëtejshme.

Sulmi i pestë dhe i fundit i tillë që nga fillimi i shtatorit e çoi numrin total të të vdekurve në 27.

Zyrtarët venezuelas i kanë dënuar sulmet, duke i etiketuar ato si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit.

Maduro ka akuzuar SHBA-të se përdorin narrativën e trafikut të drogës si pretekst për agresion.