Zbulohen 40 kontratat e para të “XHOBI2011” të Bilall Kasamit – Humbje prej 1.6 milionë euro për Komunën e Tetovës (FOTO)
Sipas dokumenteve, Kasami ka keqpërdorur buxhetin e komunës me një dëm të vlerësuar në 1.6 milionë euro përmes këtyre kontratave. Në disa paraqitje publike, Kasami ka deklaruar se personat me kontrata janë “ekspertë që punojnë në komunë”.
Ndërkohë, pritet të publikohen edhe rreth 200 kontrata të tjera, të cilat dyshohet se janë nënshkruar me militantë të partisë BESA.
Ky skandal pritet të hetohet nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria, për pagesat e marra nga persona që figurojnë me kontrata në komunë, por që në realitet punojnë në sektorin privat.