Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni të Veriut, Menduh Thaçi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se VLEN-i është krijesë e VMRO-s.
Sipas tij, ky është një projekt siç u shpreh, për shkatërrimin e organizimit politik të shqiptarëve.
“E para VLEN-i jo që e mbështet VMRO-n, por VLEN-i është krijesë e VMRO-s, për të qenë më korrekt, e akademisë së shkencave, e një tendence të maqedonasve në 20 vitet e fundit për shqiptarët, për të shkatërruar organizimin e tyre politik dhe për të bërë nja 300 parti, ky është projekti”, u shpreh tutje Thaçi./Klankosova.tv
youtube.com/watch?v=LJvWxhzFf4A&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE