Sa menduam se pas huqjeve të njëpasnjëshme dhe para debaklit që e pret më 19 tetor, BDI do të kishte marrë leksionin politik e moral, del sërish Arbër Ademi duke kërkuar mbështetje për ligjin për “veting”. Kështu tregojnë se asesi nuk mund të akomodohen në opozitë. Këto dalje të çakorduara janë vetëm autogola politikë, dëshmi e qartë se treshja në agoni Taravari, Ahmeti dhe Sela ka vetëm një shqetësim, mbijetesën politike.
Për cilin veting flet Arbër Ademi?
Për atë që SHBA-të ia bënë Artan Grubit, të cilin sot e brohorasin nëpër tubime? Apo për vetingun që duhet bërë Ali Ahmetit dhe pasurisë së familjes së tij për firmat e fëmijëve, nipërve, dhëndurëve dhe miqve të tij, për veturat luksoze, qendrat tregtare dhe tenderët e fshehtë? Apo për Bujar Osmanin, që shpërndante tenderë për “rent-a-car” si bakshishe për rrethin e tij politik?
Ku mbetën standardet ISO kundër korrupsionit që i reklamonit?
A i përfunduat?
A morët ndonjë përgjigje nga institucionet evropiane për letrat tuaja që ua dërgonit?
Veting nuk bëhet me deklarata e fjalime, prandaj VLEN qëndron fuqishëm pas amandamentit kushtetues që i pret kohën korrupsionit, duke mundësuar që asnjë hajni politike të mos mbulohet me pluhurin e vjetërsimit.Populli ua ka mësuar lojën e pazareve dhe tashmë i refuzon me përbuzje. Treshja në agoni është në mankth, sepse edhe “referendumin” që tani e shpikën, po u del huq. Më 19 tetor, shqiptarët do ta bëjnë vettingun e vërtetë, atë që nuk e kontrollon politika, por vota e popullit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- VMRO-DPMNE: Filipçe dhe LSDM-ja kanë mbetur të festojnë humbjet zgjedhore
- Eskalon protesta në Tiranë: Policët goditen me fishkezjarre, protestuesit mbajnë shkopë bejsbolli
- Tetë të lënduar në protestën e sotme në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detaje mbi gjendjen e tyre
- Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave
- VIDEO/ Molotovë, fishekzjarre dhe plumba gome, tensione të forta pranë selisë së PS-së
- Ahmeti thirrje shqiptarëve në Luginë për dalje masive në votime
- Tirana kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen
- Skandal në kufirin me Serbinë: Gazetarëve nga Maqedonia u mbahen pasaportat për 2 orë e gjysmë
- U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që arriti të arsyetoj paratë?
- Policia qëllon me plu*ba gome, protesta e shpërndarë në disa zona. Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë