Vlado Petrov, një oficer policie në pension dhe ish-inspektor kryesor për çështje trafiku, i cili dyshohej se kishte nënshkruar një dokument në lidhje me vendin e parkimit përpara diskotekës “Pulse” në Koçani, ka vdekur. Lajmin e bëri të ditur Sindikata e Pavarur e Policisë.
“Petrov ia kushtoi tërë jetën e tij të punës shërbimit dhe mbrojtjes së qytetarëve. Fatkeqësisht, ai nuk mori drejtësi. Ai ishte ndër të dyshuarit në rastin e zjarrit tragjik në klubin e natës ‘Pulse’ në Koçani”, tha në një deklaratë Sindikata e Policisë Maqedonase.
Hetimi për rastin po kryhet nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër 30 policëve nga Departamenti i Policisë së Shtipit dhe Stacioni i Policisë së Koçanit.