Ajo që po ndodh sot në skenën politike shqiptare është e pashembullt në historinë e pluralizmit: një koalicion që quhet “shqiptar” po bën fushatë për kandidatin maqedonas të VMRO-DPMNE-së — dhe këtë e bën me krenari, me servilizëm dhe me nënshtrim publik.
VLEN nuk po lufton për votën e shqiptarëve – VLEN po lufton për mbijetesën e vet politike përmes përkrahjes së padronit të saj politik.
Në Butel të Shkupit, aty ku shqiptarët për herë të parë janë të bashkuar rreth një kandidati të vetëm, Dr. Isamedin Azizi, dhe ku historia mund të ndryshojë me fitoren e parë të shqiptarëve në këtë komunë, VLEN ka zgjedhur anën tjetër – anën e VMRO-së.
Liderët e tyre sot shëtisin në Luboten me Hristijan Mickoskin dhe kandidatin e tij, Darko Kostovski – njeriun që mbështetet publikisht nga Johan Tarçullovski, i njohur shumë mirë për të bëmat e tij në këtë fshat.
Dhe për ironi, ata që dikur derdhnin “lot krokodili” për martirët e Lubotenit, sot kërkojnë votën e shqiptarëve për kumbarët e Tarçullovskit.
A ka poshtërim më të madh politik e moral se ky?
Po ju pyesim publikisht: deri ku mund të shkoni? Deri në çfarë niveli mund të përuleni – vetëm për një karrige pa pushtet?
Nëse në Gostivar kandidati i VLEN-it shkoi në tubimin e VMRO-së për të lutur për votën e tyre, në Butel shkon vetë kryesia e tyre për t’u përkulur për një votë të votuesve të VMRO-së.
Kjo nuk është më as bashkëpunim, as përkrahje – kjo është vasalitet politik, kjo është nënshtrim i plotë ndaj padronit që ua jep oksigjenin elektoral për mbijetesë.
Ata nuk kanë më votë shqiptare, nuk kanë më mbështetje dhe as respekt.
Në vend që të kërkojnë përkrahjen e shqiptarëve, ata luten për mëshirë nga padroni i tyre maqedonas.
VLEN, prandaj, kërkon “gomën e shpëtimit” te Mickoski.
Në Luboten, ata nuk kërkojnë votë për shqiptarët – por votë për padronin e tyre politik dhe kandidatin e tij, Darkon.
Kjo është dëshmia më e qartë se VLEN nuk përfaqëson më asnjë interes shqiptar – as politik, as kombëtar, as moral.
Në një kohë kur shqiptarët në Butel janë të bashkuar për fitoren historike, VLEN po përpiqet të minojë këtë unitet për t’i shërbyer padronit të vet – në një garë mes Darkos dhe Isamedinit.
Por as vota e VMRO-së nuk do t’i shpëtojë – populli shqiptar do t’u japë përgjigjen që e meritojnë më 19 tetor: me votë, me dinjitet dhe me unitet.
VLEN sot nuk është zë i shqiptarëve – është vasal politik i Mickoskit.
VLEN nuk ka program për shqiptarët – ka mision për padronin dhe përkrah kandidatët e tij.
Por shqiptarët e kanë kuptuar.
Buteli do të flasë zëshëm me votën e vet!
Dhe do të tregojë se e ka kuptuar se VLEN është vetëm në shërbim të padronit, ndërsa shqiptarët në Butel janë në shërbim të fitores kombëtare.
19 tetori do të jetë dita e ndarjes mes dinjitetit dhe turpit, mes besnikërisë dhe nënshtrimit.
Në njërën anë – shqiptarët e bashkuar për dinjitet.
Në anën tjetër – VLEN e përkulur për mbijetesë.
Historia do ta shkruajë këtë ditë – dhe emrat do të mbeten aty ku u rreshtuan: në krah të popullit, ose në krah të padronit.