Lloga në Luboten: Zeqirja Ibrahimi da ndjek shembullin e Limanit dhe ta mbështet kandidatin e vetëm shqiptar në Butel

I nderuar nga mundësia tu drejtohem lubotenasve të urtë e të dashur, se ka ardhur momenti i shumëpritur, e #19Tetori është ajo ditë kur bashkimi ynë do të triumfojë. Ashtu si në vitin 2005 në Strugë dhe në 2013 në Kërçovë, tani #Buteli dhe #Çashka meritojnë të drejtohen nga një përfaqësues i shumicës së popullsisë në ato komuna, në këtë rast një shqiptar, profesori #IsamedinAzizi.

Ndava me ta, ngazëllimin tim kur dëgjova që kandidati dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Fatmir Limani, në studion e MTV2 deklaroi se në raundin e dytë në Kërçovë mbështet vetëm një kandidat shqiptar. Kjo deklaratë burrërore më shtyu që në vendlindjen e kryetarit të Alternativës, Zekirja Ibrahimi të kërkojë që edhe ai të shprehej qartë pro kandidaturës së vetme shqiptare në Komunën e Butelit

Bashkë ta shkruajmë një histori që do të na nderojë të gjithëve.

#bashkë #Luboteni #IsamedinAzizi #Buteli 4️⃣

– Krenar Lloga, Nënkryetar i ASH