Pas Sellcës – Xherma do të jetë vula e fitores për Bajram Rexhepin (FOTO)

Kandidati për kryetar komune të Tetovës, Bajram Rexhepi sonte ka vizituar Xhermën. Xherma njihet si bastion i dinjiteti dhe krenarisë. Xherma njihet si bastion i Ali Ahmetit andaj Xherma do të jetë vendi ku do të vuloset fitorja e Barjam Rexhepit.

Barjam Rexhepi nga atje thotë se Xherma është zemra e BDI-së dhe Xherma ka ditur gjithmonë të bëjë dallimin.

“Xherma bujare ka qenë gjithmonë zemra dhe bastioni i Bashkimit Demokratik për Integrim!
Xherma çdoherë ka ditur të bëjë dallimin dhe të qëndrojë në anën e duhur.
Kështu do të jetë edhe më 19 tetor!” ka shkruar Rexhepi.

Ndryshe në sondazhet e fundit, Bajram Rexhepi i prinë garës për Tetovën përballë kandidatit të VLEN-it, Bilall Kasamit./TS/