Bajram Rexhepi nga Kodra e Diellit: Mjaft më me mashtrime dhe rrugë pa projekt e pa leje – më 19 tetor vjen drejtësia! (VIDEO)

bajram Rexhepi ka ngritur akuza të rënda ndaj udhëheqësisë aktuale së komunës së Tetovës për gjendjen e rëndë infrastrukturore në Kodrën e Diellit, duke e quajtur një shembull të qartë të “mashtrimit, improvizimit dhe moskompetencës institucionale”, njofton TS.

Sipas tij, në këtë qendër turistike nuk është realizuar asnjë projekt apo investim serioz ndër vite. Ai theksoi se një pjesë e rrugës drejt vikend-shtëpizave është ndërtuar me mjete të vetë pronarëve, ndërsa rruga e dytë hyrëse, sipas tij, ka nisur pa asnjë plan apo dokumentacion ligjor.

“Punimet për rrugën e dytë janë nisur pa plan, pa projekt dhe pa asnjë procedurë ligjore për eksproprijim. Kjo është vepër penale që tregon injorancën institucionale të udhëheqësisë aktuale në ikje”, deklaroi Rexhepi.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të ndëshkojnë këtë mënyrë qeverisjeje përmes votës, duke theksuar se po vjen koha e llogaridhënies dhe ndalimit të keqpërdorimeve./TS