Ali Ahmeti në Haraçinë: Akuzon për marrëveshje anti‑shqiptare dhe thirrje për mobilizim historik më 19 tetor (VIDEO)

Në një tubim elektoral të organizuar Aleanca KOmbëtare për Integrim në Haraçinë, ldieri Ali Ahmeti mbajti një fjalim të fuqishëm para mbështetësve, ku trajtoi tema me rëndësi strategjike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ai akuzoi partitë maqedonase për plane të fshehta për përjashtimin e shqiptarëve nga pushteti, denoncoi nepotizmin në strukturat shtetërore dhe bëri thirrje që vota e 19 tetorit të shndërrohet në mesazh kombëtar për dinjitet dhe përfaqësim, njofton TS.

“Janë ulur maqedonasit bashkë për të bërë plane kundër shqiptarëve. Dhe kjo nuk është hamendësim. Ne nuk kemi dashur të hedhim zjarr, kemi dashur ta menaxhojmë situatën me maturi, gjithmonë duke ua bërë të ditur se marrëveshjet mes LSDM-së dhe VMRO-së ishin për të eliminuar shqiptarët nga pushteti. Kështu thotë edhe Pendarovski, sepse i ka të dëgjuara dhe të verifikuara ato takime”, theksoi Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti në Haraçinë tha se detyra jonë është t’u shpjegojmë votuesve se vota e 19 tetorit është po aq kombëtare sa edhe lokale. Nga Struga deri në Likovë, duhet të japim një votë të fuqishme që t’u mësojmë atyre – edhe brenda edhe jashtë – se me shqiptarët nuk luhet!./TS