Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrimin (AKI) shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë ndaj veprimit skandaloz të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila mbrëmë kufizoi lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në Shkup gjatë festimeve për fitoren historike të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë. Një veprim i tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur që nga viti 2001 dhe përbën një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe të drejtat themelore të qytetarëve për t’u shprehur dhe festuar lirshëm, në mënyrë paqësore dhe dinjitoze. Kufizimi i festimeve vetëm deri tek ura “Goce Dellçev” dhe “Ura e Gurit”, pra praktikisht deri te “Mavrovasja”, është një ndarje e hapur etnike e kryeqytetit dhe një poshtërim për shqiptarët e Shkupit. Ky akt e zhvesh Shkupin nga imazhi i multietnicitetit dhe e kthen në qytet të kontrolluar me vijë ndarjeje për flamurin kuqezi. Kjo sjellje e institucioneve është tregues i qartë i mungesës së respektit ndaj shqiptarëve dhe i politikave të nënshtrimit që po ndiqen nga përfaqësuesit e VLEN-it në qeverinë e Mickoskit. Përfaqësuesit shqiptarë që heshtin përballë këtij vendimi duhet të japin përgjegjësi për shkeljen e dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve të vet. Shqiptarët nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në kryeqytetin e tyre. Gëzimi kombëtar nuk ndalet me pengesa policore. Një shtet që respekton vetveten, nuk i vendos kufij gëzimit të qytetarëve të tij. Në fund, përballë heshtjes së VLEN-it, Koalicioni AKI shpreh ironikisht ngushëllimet e veta për “dhimbjen” që duket se kanë përjetuar pas humbjes së Serbisë – më shumë se vetë Serbia. Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrimin
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- VLEN: Rritja e pagës minimale për 67% dëshmon dallimin mes dy qeverisjeve
- Tensione në Tiranë, protestuesit i vënë flakën edhe një kishe
- Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
- Hetim ndaj vllehësit që dyshohet se mashtronte me “vaksina kubaneze” kundër kancerit
- VMRO-DPMNE: Filipçe dhe LSDM-ja kanë mbetur të festojnë humbjet zgjedhore
- Eskalon protesta në Tiranë: Policët goditen me fishkezjarre, protestuesit mbajnë shkopë bejsbolli
- Tetë të lënduar në protestën e sotme në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detaje mbi gjendjen e tyre
- Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave
- VIDEO/ Molotovë, fishekzjarre dhe plumba gome, tensione të forta pranë selisë së PS-së
- Ahmeti thirrje shqiptarëve në Luginë për dalje masive në votime