Tifozët kuqezinj pritet ta pushtojnë Tiranën për ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë

Ariglon Pali, lideri i tifozëve kuqezinj, thotë se të gjithë do të mblidhen në Tiranë praë stadiumit.

Në emisionin “Weekend”, Pali thotë se një ekran i madh do të vendoset në afërsi të stadiumit në Tiranë, derisa shton se do të mundohen të mblidhen sa më shumë njerëz, transmeton Klankosova.tv.

“Do të jemi 1000-2000 anëtarë të tifozëve, por besoj se do të ketë edhe qytetarë të tjerë”, u shpreh Pali.

Tutje, ai thotë se shpreson që futbollistët shqiptarë të mos kenë presion mbi ta këtë mbrëmje, dhe shpreson për fitore ndaj Serbisë.

Ndryshe, ndeshjen Serbi-Shqipëri mund ta ndiqni në Klan Kosova nga ora 20:45.