TS ju sjell pamje: Merr flakë vetura e dyshuar që u përdor për vjedhjen në Gostivar! (VIDEO)

Portali TS ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti dramatik i djegies së një veture, e cila dyshohet se është përdorur nga hajdutët që kryen vjedhjen e artarisë në qendër të Gostivarit.

Ngjarja, që ka tronditur gjithë Maqedoninë e Veriut, ndodhi sonte, kur një grup personash të maskuar dhe të armatosur deri në dhëmbë grabitën një artari në zemër të qytetit, dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, vetura është gjetur duke u djegur në drejtim të Mavrovës, vetëm pak minuta pas grabitjes.

Pamjet që sjell TS tregojnë flakët që përfshijnë automjetin, ndërsa autorët dyshohet se e kanë djegur për të zhdukur gjurmët dhe për të penguar identifikimin nga organet e rendit./TS