Enver Hoxhaj në spital, Kuvendi i uron shërim të shpejtë

Enver Hoxhaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës është shtruar në spital, si shkak i një lëndimi në këmbë.

Shërim të shpejtë i ka uruar i pari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, transmeton Klankosova.tv.

Këtë, Basha e bëri në fillim të seancës konstituive.