CHATGPT nxjerr zbuluar zjarrvënësin/ 29-vjeçari dogji “Pacific Palisades” në Los Angeles, 12 viktima
Një burrë 29-vjeçar është arrestuar si i dyshuar zjarrvënie të qëllimshme në Pacific Palisades në Los Angeles që shkaktoi 12 vikitma dhe shkatërroi më shumë se 6,000 shtëpi në janar.
Dëshmitë e mbledhura përfshijnë bisedat e Jonathan Rinderknecht me ChatGPT, thanë zyrtarët e departamentit të drejtësisë.
Ai e kishte përdorur inteligjencën artificiale disa herë për të krijuar imazhe dhe tekste që lidhen me zjarre, skena distopike dhe tema të dhunshme.
Hetuesit i gjetën këto në telefonin dhe kompjuterin e tij personal, dhe i përdorën si dëshmi kontekstuale për të ndihmuar në ndërtimin e profilit të të riut dhe motivit të mundshëm.
Në korrik 2024, ai kërkoi një imazh të një qyteti që digjet dhe përshkroi një skenë ku njerëzit e pasur qeshnin ndërsa kjo ndodhte.
“E dogja Biblën që kisha. Ndjesi fantastike. Ndihem shumë i çliruar.” Ishte një tjetër mesazh që ai i kishte shkruar Chatit.
Në të tjetër bisede e pyet: “A quhesh fajtor nëse një zjarr shkaktohet për shkak të cigars që mund të hedhësh në tokë?”
Zjarri i 7 janarit u cilësua si një nga zjarret më shkatërruese në historinë e Los Anxhelosit.
Zjarri në Palisades dogji më shumë se 9,308 hektarë dhe shkaktoi dëme prej rreth 150 miliardë dollarësh.
Midis mijëra strukturave të shkatërruara nga zjarret ishin shtëpitë e shumë artistëve të famshëmsh, përfshirë Mel Gibson, Paris Hilton dhe Jeff Bridges.