Flamur Gjoleka shpresa për Dollnenin, banorët e Cërnilishtës: Me zemër të madhe mezi e presim si kryetar! (VIDEO)
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Dollnenit, Flamur Gjoleka, po gëzon një përkrahje gjithnjë e më të madhe në terren, veçanërisht nga banorët e fshatit Cërnillishtë, të cilët shpresojnë në një të ardhme më të mirë përmes investimeve të drejtpërdrejta nga mërgata.
Në një intervistë të realizuar nga Tetovasot, disa qytetarë të këtij lokaliteti e përshkruan Gjolekën si një njeri të thjeshtë, të vendosur dhe të gatshëm për të kontribuar për vendlindjen.
“Është i vetmi kandidat që vjen nga mërgata dhe është shumë e rëndësishme që në këtë komunë të investohet. Ai është një biznesmen i fuqishëm dhe me siguri do të sjellë të mira për popullin. Kemi shumë të rinj që duhet të punësohen, qoftë në një fabrikë apo në ndonjë investim tjetër. Prandaj, është e arsyeshme që Flamuri të fitojë”, u shpreh një banor i Cërnillishtës për TS.
Një tjetër banor theksoi se përvoja në biznes dhe përkushtimi ndaj komunitetit janë faktorët kyç që e bëjnë Gjolekën kandidatin më të përshtatshëm për kryetar komune.
“Ai është nga populli, një njeri i thjeshtë, që nuk e ka harruar vendlindjen. Këtu në fshatin tonë, njërin e kemi katundar, tjetrin e kemi profesor, por Flamuri është biznesmen dhe i aftë për të ndihmuar”, shtoi ai.
Flamur Gjoleka ka fituar vëmendje të veçantë në opinion edhe për deklaratën e tij se do të heqë dorë nga paga e kryetarit të komunës, duke e dedikuar atë për fondin e studentëve ekselentë, si pjesë e një angazhimi të sinqertë ndaj arsimit dhe të rinjve./TS