Për Emirin do e lëmë punën në Zvicër, me 19 vijmë në Zhelinë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, po gëzon çdo ditë e më shumë mbështetje nga qytetarët e komunës dhe mërgata e kësaj ane informon Tetovasot.

Në prag të zgjedhjeve, gjithnjë e më shumë bashkatdhetarë nga Zvicra dhe vende të tjera të Evropës po deklarojnë hapur se do të kthehen për të dhënë votën e tyre në mbështetje të kandidatit të AKI-së, të bindur se Sulejmani përfaqëson energjinë e re dhe ndryshimin e shumëpritur për Zhelinën.

“Për Emirin do e lëmë punën në Zvicër, me 19 vijmë në Zhelinë,” – shprehen disa prej mërgimtarëve, të cilët e konsiderojnë përfshirjen e tyre në procesin zgjedhor si detyrë morale dhe qytetare për të ardhmen e komunës së tyre.

Gjatë takimeve me banorë të zonës, Emir Sulejmani ka theksuar se Zhelina meriton zhvillim të drejtë dhe projekte konkrete në çdo fshat, ndërsa ka falënderuar mërgatën për mbështetjen dhe besimin që po i jep shkruan Tetovasot.

“Kontributi i mërgatës është jetik për çdo familje dhe për komunën tonë. Angazhimi i tyre në këtë proces tregon se njerëzit duan ndryshim të vërtetë, duan projekte dhe punë,” – ka theksuar Sulejmani.

Entuziazmi në terren, si në Zhelinë ashtu edhe në diasporë, tregon se gara elektorale në këtë komunë po merr një dimension të ri, ku fjalën e fundit do ta thotë bashkimi i votës vendase me atë të mërgatës.