Taravari: Mickovski ia ka ndalë ta bëj simbolin e SHQIPONJËS Adnan Azizit! (VIDEO)

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një tubim ka theksuar se kryeministri Mickoski ia ka ndaluar Adnan Azizit ta bëjë simbolin e shqiponjës gjatë fushatës.

Taravari edhe publikisht e ka sfiduar Adnan Azizin, duke i thënë: “Nëse nuk është e vërtetë, a mund ta bësh shqiponjën?”

“Ata e kanë hallin se kanë problem. Ilija Dimovski dhe Mickoski i thonë se patjetër duhet të flasë për këtë. Ia kanë ndaluar Adnanit shqiponjën, tash e bën kështu. Ja, e sfidoj publikisht: le ta bëjë si duhet shqiponjën nëse mundet, sepse ia ka dhënë fjalën kryeministrit se kurrë s’do ta bëjë më në fushatë.” ka thënë Arben Arben Taravari./TS/