Ademi: Vetëm 500 metra nga qendra njerëzit jetojnë me jama septike! Limani: Në pranverë hyn në funksion

Debati mes kanidatëve për komunën e Gostivarit, Visar Ademit dhe Valbon Limanit vazhdoi për kanalizimin dhe ujin e pijshëm. Siç tha Ademi, në Gostivar ende ka jama septike, ndërsa për ujin e pijshëm, tha se nuk ka mjaftueshëm dhe banorët kanë gjetur mënyra alternative për furnizim.

Valbon Limani e mohoi. Siç tha, komuan e Gostivarit kujdeset për pomat që sigurojnë ujë gjatë 12 muajve të vitit, kosto të cilëne paguan komuna.

T’i uli shpenzimet operative që të mund të bëjmë ujësjellësa, kanalizime. Vetëm 500 metra nga qendra e Gostivarit njerëzit jetojnë me jama septike. Imagjinoni se çfarë problemesh kemi ne. Uji i pijshëm është i garantuar me ligj, me konventa humanitare dhe ne Akoma kemi njerëz të cilët nuk kanë ujë të pijshëm. Në Gostivar nëpër fshatra, investohet me hidrofor sepse nuk kanë sasi sa duhet të ujë të pijshëm”, tha Visar Ademi

“Ka një sistem të ri i cili së shpejti, besoj deri në pranverë do të hyjë në funksion. Banorët e Çegranit dhe Forinës e dinë se komuna e Gostivarit kujdeset për pompat të cilat u sigurojnë ujë gjatë gjithë kohës, gjatë 12 muajve, kosto të cilën e paguan komuna e Gostivarit, por gjithsesi vetëm për ta përmbushur obligimin që e ka si administratë. Besoj se qytetarët edhe e kanë pare dhe e dine këtë më së miri”, tha Valbon Limani.