Gjorgjievski paralajmëroi rreth rrotullim të ri dhe projekte

infrastrukturore në Butel për një Shkup të sigurt, funksional dhe bashkëkohor
07.10.2025, 12:45
Kryesore
2 Mins Read
Shpërndaje

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski, sot nga Komuna e Butelit paralajmëroi një sërë projektesh infrastrukturore të cilat, siç tha, janë pjesë e vizionit sistematik për një Shkup të sigurt, funksional dhe bashkëkohor. Si më të rëndësishën e veçoi ndërtimin e një rreth rrotullimi në udhëkryqin mes rrugëve “Butelska” dhe “Aleksandar Urdarevski”, me të cilin pritet përmirësim i konsiderueshëm i sigurisë në trafik në këtë pjesë të qytetit.

“Rreth rrotullimi që do të ndërtohet këtu do të thotë fund i kaosit në komunikacion dhe ulje e konsiderueshme e rrezikut nga fatkeqësitë. Kjo pikë është një prej më të frekuentuarave në Butel, sepse rruga ‘Aleksandar Urdarevski’ është drejtim rrugor që çdo ditë e shfrytëzojnë mijëra qytetarë, posaçërisht për shkak të afërsisë drejt varrezave të qytetit”, tha Gjorgjievski.

Krahas rreth rrotullimit, është paralajmëruar edhe rikonstruim i plotë i rrugëve “Butelska” dhe “Radishanska”, me asfalt të ri, drenazh të përmirësuar, rrugica këmbësorike dhe ndriçim bashkëkohor rrugor. Gjorgjievski theksoi se para fillimit të punëve do të vendoset kanalizim atmosferik, me çka do të zgjidhet problemi shumëvjeçar me vërshime gjatë reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Në plan është edhe ndërtimi i një mega parku përgjatë bulevardit “Hristian Todorovski karposh”, ndërtimi i shiritit të tretë të bulevardit “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit dhe ndërtimi i bulevardit “Hrvatska” në Komunën e Gazi Babës.

Mes projekteve më të rëndësishme dhe afatgjata e veçoi rikultivimin e lumit Serava dhe vendosja e korridoreve të gjelbra përgjatë saj.

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, në konferencën e përbashkët për shtyp përkujtoi projektet e realizuara, mes të cilave mega parku në Radishan, sheshi në Butel 1, kopshtet e fëmijëve, shkollat, terrene sportive, kënde lojërash për fëmijë dhe informoi se është shpallur tender për poliklinikën në Butel dhe se Lubanci dhe Luboteni do të kenë ujë të qytetit.

Paralajmëroi ndërtim të pishinave të mbyllura, Shtëpisë së kulturës, tre kopshte të reja për fëmijë, dy shkolla të reja në Lubanci dhe Luboten dhe 150 rrugë të reja.