Më 07.10.2025, rreth orës 00:30, në lagjen “Pitarinca” në Gostivar, punonjës policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personin V.D. (28) nga Gostivari.
Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe konfiskuar materie e bardhë në formë pluhuri, e dyshuar si substancë narkotike.
Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse