Hajnat ia vjedhin motoçikletën një personi në Prishtinë

Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur motoçikletën e tij.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur motoçikletën e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raportin e policisë.