Ali Ahmeti në Bogovinë: Më 19 Tetor, votoni Aleancën për të mbrojtur gjakun dhe tokën tonë! (VIDEO)

Në tubimin në Bogovinë, lideri i Aleancës Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti, u shpreh me fjalë të qarta për zgjedhjet e ardhshme:

“Se kur të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme, më 19 tetor do ta shohim. Por tash, zgjedhjet e jashtëzakonshme, ky grip nuk kalon. Ne nuk jemi puthadorë. As mos ua numëroj ata që ua numrova në konventë. As lakëj, as tasnec. Ne qëndrojmë vertikalisht dhe me platformë të qartë si drita e diellit”, tha Ahmeti

Ahmeti u shpreh se barazia dhe shtetformësia për shqiptarët janë fituar me gjak dhe se kjo është toka e tyre, për të cilën gjithmonë do të dalin zot.

“Barazi, shtetformësi për shqiptarët, se e kemi fituar me gjak. Dhe ky është vendi jonë, toka jonë, dhe i dalim zot në çdo kohë”, theksoi Ali Ahmeti

Ai u bëri thirrje qytetarëve “Votoni Besnikun, votoni Aleancën Kombëtare për Integrim – forcën që përfaqëson interesat e shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre”./TS