Emir Sulejmani ia nxjerr dokumentin për borxhin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu humb kontrollin (VIDEO)
Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Emir Sulejmani, gjatë një debati televiziv në TV21, ka zbuluar publikisht llogarinë përfundimtare të komunës, ku sipas tij, figuron borxhi real dhe i shumëpërfolur i pushtetit aktual.
Përballë kundërkandidatit të tij dhe kryetarit aktual të komunës Blerim Sejdiu i cili vazhdimishit e mohonte borxhin e komunës, Sulejmani ka prezantuar shifra konkrete, duke e akuzuar drejtëpërdrejt se ka dështuar në menaxhimin financiar dhe ka lënë pas një komunë të zhytur në borxhe.
“Kjo është llogaria përfundimtare e vitit 2024, ku thotë 314 milionë denarë është borxhi i Komunës së Zhelinës”,theksoi Sulejmani.
Ai paralajmëroi se transparenca dhe përgjegjësia financiare do të jenë ndër prioritetet kryesore të tij nëse merr besimin për të udhëhequr komunën.