.
Sot është Festa e Mesvjeshtës e Kinës. Një gala e Grupit Mediatik të Kinës, që filloi në orën 20:00, u sjell njerëzve ndjenja kremtuese nëpërmjet një banketi kulturor kinez.
Galaja përçoi ndjenjat e familjes, dashurisë e miqësisë dhe mallin për vendlindjen, përmes këngëve si “Serenatë nën gjysmëhënën”, “Mos u shqetëso, pas diellit gjithmonë vjen drita e hënës” dhe “Hëna kalon mbi kodrën e vogël”.
Kinezët besojnë se hëna e plotë është një simbol i ribashkimit, harmonisë dhe lumturisë. Prandaj, në ditën 15 të muajit të tetë sipas kalendarit bujqësor kinez, kur hëna është e plotë, kremtohet Festa e Mesvjeshtës me ribashkimin familjar. Aktivitetet e shumëllojshme organizohen edhe në mbarë vendin si festival i fenerëve, shfaqje fishekzjarrëve etj.