Blerand Ramadani, kandidati i AKI-së për Saraj, në takim me udhëheqësinë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Sarajit, Blerand Ramadani, ka zhvilluar sot një takim shumë përmbajtësor me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), ku është diskutuar mbi propozimin e tyre për Platformën për Zhvillim Lokal të Maqedonisë së Veriut.

Në takim, Ramadani ishte së bashku me Erkan Arifin, kryetarin aktual dhe kandidatin e AKI-së për Komunën e Likovës, ku bashkëbiseduan me udhëheqësinë e lartë të OEMVP-së:

U.d. kryetar – Nuhi Aliu Kryetar nderi – Xhemail Dauti si dhe Drejtor ekzekutiv – Durim Zekiri.

Gjatë takimit u vlerësua lartë roli i OEMVP-së në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.
Ramadani theksoi se AKI mbetet e përkushtuar që, përmes kësaj platforme, të krijojë mundësi të reja për zhvillim lokal, rritje të investimeve dhe hapësira të reja ekonomike në dobi të qytetarëve.0