Më 05.10.2025, rreth orës 15:00, në SPB Shkup ka denoncuar K.S. (38) nga fshati Stajkovc, rajoni i Shkupit, se më 04.10.2025, rreth orës 01:00, në zonën e Qendrës së Shkupit, gjatë drejtimit të një automjeti pasagjerësh, është penguar në lëvizje nga një automjet tjetër.
Sipas kallëzimit, nga automjeti tjetër ka dalë një person i cili e ka sulmuar fizikisht denoncuesin.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të përfshirë në sulm.