Numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi shkon në 53

Numri i të vdekurve nga shembja e një godine shkollore në provincën indoneziane të Xhavës Lindore është rritur në 53, njoftuan të hënën zyrtarët e shërbimeve të shpëtimit.

Ndërsa kërkimet për viktimat e bllokuara vazhdojnë, ekipet e shpëtimit të dielën mbrëma nxorën edhe tetë trupa të tjerë nga rrënojat e kompleksit të shkollës islame Internate Al Khoziny në rajonin Sidoarjo, deklaroi Nanang Sigit, shefi i Zyrës për Kërkim dhe Shpëtim të Xhavës Lindore.

Në total janë gjetur 157 persona, përfshirë 104 të mbijetuar dhe 53 të vdekur.

Ekipet e shpëtimit, me ndihmën e pajisjeve të rënda dhe mjetëve elektrike, tani janë përqendruar në anën veriore të vendit të ngjarjes, në zonat që nuk janë të lidhura me ndërtesën kryesore.

Godina u shemb më 29 shtator, duke zënë nën rrënoja qindra persona.