Xhepçishti i jep mbështetje të madhe Bajram Rexhepit (VIDEO)

Sonte në fshatin Xhepçisht, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) po mban një tubim me strukturat dhe mbështetësit e saj në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, njofton TS.

Salla ku mbahet takimi është mbushur plot, duke reflektuar mobilizimin dhe përkrahjen masive të banorëve të Xhepçishtit për këtë subjekt politik. Të pranishëm janë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe lideri i ASH-së, Arben Taravari

Liderët e AKI-së, Ahmeti dhe Taravari janë pritur me duartrokitje dhe entuziazëm të madh, një sinjal i qartë se mesazhi i tyre për ndryshim dhe zhvillim po gjen jehonë të fortë në terren.

Nga ky takim pritet të jepen mesazhe të rëndësishme politike dhe zotime konkrete për projekte që lidhen me zhvillimin lokal, përfshirë investimet infrastrukturore, përkrahjen për bujqësinë dhe ndërlidhjen më të mirë të fshatrave me qytetin./TS