Ngjarje e pazakontë në qendrën tregtare në Tetovë – po hetohet rasti!

Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:40, punonjës të policisë nga SPB Tetovë kanë reaguar në qendrën tregtare në rrugën “Iliria” në Tetovë, ku në hollin e katit përdhes, pranë derës dalëse, janë gjetur pesë predha (proektilë) të armës së zjarrit.

Sipas njoftimit të MPB-së, ekipi hetimor i SPB Tetovë ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer këqyrjen e detajuar të hapësirës, ndërsa materialet e gjetura janë sekuestruar për analizë të mëtejshme.

Autoritetet kanë bërë të ditur se po ndërmerren masa intensive për zbardhjen e plotë të rastit, për të përcaktuar rrethanat dhe origjinën e materialeve të gjetura.