Bujar Osmani: Çairi i ri do të jetë komunë e gjithëpërfshirjes – takim me shoqatën “SOS Vita” dhe personat me nevoja të veçanta

andidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, zhvilloi një takim të veçantë me përfaqësuesit e shoqatës “SOS Vita”, të udhëhequr nga kryetari Ertan Shakiri, si dhe me persona me nevoja të veçanta, ku u diskutuan nga afër sfidat e tyre të përditshme dhe idetë konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës në komunë.

“Këta qytetarë janë shembull i forcës, durimit dhe dinjitetit që duhet të frymëzojë çdo vendimmarrje tonën. Çairi i ri do të jetë komunë e gjithëpërfshirjes, ku secili qytetar, pa dallim, do të ketë kushte të barabarta për jetë, arsim dhe punë dinjitoze,” u shpreh Osmani pas takimit.

Ai shtoi se inkluziviteti dhe qasja e barabartë do të jenë themele të vizionit të tij për një Çair modern dhe të drejtë për të gjithë.

Takimi u vlerësua si hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me komunitetet më të ndjeshme të shoqërisë, duke dëgjuar propozime konkrete për ndryshime që garantojnë dinjitet dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.