Sot në mëngjes moti është i ftohtë, ndërsa gjatë ditës pritet të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Nga fundi i ditës, vranësirat do të fillojnë të shtohen dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i jugut.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 20 gradë.
Moti në Shkup
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Nga fundi i ditës pritet shtim i vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve të Entit Hidrometeorologjik (UHMK), gjatë natës drejt së hënës dhe në dy ditët e para të javës së ardhshme do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Nga e hëna deri të mërkurën do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, ndërsa temperaturat do të mbeten nën mesataren për këtë periudhë të vitit.
Rritje e temperaturave ditore pritet nga e enjtja.