Marrëveshja e paqes e Trump/ Netanyahu zhvillon mbledhje urgjente pas reagimit të Hamasit, nuk fton ministrat

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thirrur një takim konsultimi emergjente pasi Hamas ka paraqitur përgjigjen e tij lidhur me marrëveshjen për paqe në Gaza, të propozuar nga Donald Trump.

Në këtë takim mësohet se nuk ishin të pranishëm ministrat e ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir.

Mendohet se mungesa e tyre në këtë takim konsultues ka ardhur si rrjedhojë e qendrimit të tyre kundër përfundimit të luftës.

Ukraina sulmon sërish rafinerinë e naftës pranë Shën Petërburgut
Ndërkaq, të ftuar kanë qenë Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz dhe Ministri i Çështjeve Strategjke, Ron Dermer.

Militantët palestinezë pranuan marrëveshjen e Donald Trump për arritjen e paqes me Izraelin, duke deklaruar se ishin të gatshëm të lironin pengjet. Ndërsa Presidenti amerikan i kërkoi Netanyahut të ndërpresë operacionet ushtarake.