Bilall Kasami shmang mediat gjatë inspektimit të donacionit serb prej 800 mijë euro në Tetovë (FOTO)

Pa praninë e mediave, sot është realizuar një inspektim i punimeve në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, i cili po rindërtohet përmes një donacioni nga Serbia.

Donacioni prej 800 mijë eurove nga kompania serbe “Unipromet” me pronar Ratko Popoviq po vazhdon të realizohet me ritëm të shpejtë.

Inspektimi është kryer nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Kasami në profilin e tij ka shkruar se Tetova po transformohet në çdo cep, por nuk ka përmendur se punimet po realizohen falë një donacioni nga Serbia. Nëse donatori do të ishte nga SHBA-ja, ndoshta do ta kishte përmendur.

“Së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Ekonomisë Besar Durmishi, dolëm sot në terren për të inspektuar punimet në projektet që po realizohen me përkrahje të Qeverisë. Tetova po transformohet në çdo cep dhe do të vazhdojë të zhvillohet edhe më shumë në katër vitet e ardhshme”, ka shkruar Kasami.

Por kush është Unipromet?

Unipromet është një kompani e themeluar në dhjetor të vitit 2023, me pronar Ratko Popoviq.
Në vitin 2024 ka pasur të hyra prej 2 milionë eurosh dhe fitim vetëm 50 mijë euro.

Në vitin 2025, kjo kompani i jep donacion 800 mijë euro Bilall Kasamit?

A është e mundur që një kompani që ka fitim vetëm 50 mijë euro në vitin 2024, të japë një donacion prej 800 mijë eurosh?

A fshihen marrëveshje të dyshimta mes kompanisë serbe dhe Bilall Kasamit?
You sent
A mund të jetë ky donacion një marrëveshje për ndërtimin dhe lejen e Kishës në Tetovë?

Pse kompania serbe zgjodhi pikërisht Tetovën për të dhënë këtë donacion? A ka kërkuar diçka në këmbim të tij?

Lidhur me këtë çështje, portali TS ka pyetur Bilall Kasamin, por ai nuk mundej të përgjigje sepse kryeministri Mickovski nuk e la të flas.

Nga ana tjetër nuk është hera e parë që në emër të donacioneve, Kasami bën tregti, për të shitur apo ndërtuar më pas. Së fundmi, ai ka shitur parkingun e Tetovës në emër të një donacioni./TS/