Incident në autobus në Çair

Më 03.10.2025, rreth orës 17:30, në SPB Shkup është raportuar një përleshje fizike në një autobus të NPQ-së, në zonën e Çairit. Sipas denoncimit, pas një grindjeje paraprake, ka ardhur deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike me përleshje midis personave Sh.F. (36) nga Shkupi dhe Z.A. (55) nga Shkupi.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet raport përkatës.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo