Shkup, 4 tetor 2025 – Gjatë datave 3 dhe 4 tetor, policia e Shkupit ka kryer aksione kontrolli në lokacione të ndryshme të kryeqytetit, ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike.
Të privuar nga liria janë: M.E. (26), R.J. (24), H.J. (31), P.J. (39), S.D. (48), të gjithë nga Shkupi, N.C. (31) nga Kriva Pallanka dhe H.F.H. (24) nga Republika e Turqisë.
Gjatë kontrollit, tek të arrestuarit është gjetur dhe sekuestruar materie pluhur dhe marihuanë.
Nga SPB Shkup njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të ndaluar do të ngriten kallëzime përkatëse penale.