Bajram Rexhepi nga lagjia “Gam Gam”: Tetova e vërtetë është zgjuar, dhe do të flasë më 19 Tetor!

Me atmosferë të ngrohtë dhe mikpritje tradicionale, sonte në lagjen historike Gam Gam – zemra e esnafit dhe artizanatit të Tetovës – u hap shtabi zgjedhor i kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 Tetorit.

“Gam Gami është lagjja e krenarisë, lagjja që e ruan dhe e trashëgon shpirtin e vërtetë të Tetovës. Ne jemi këtu për të dëshmuar se Tetova e vërtetë di të vlerësojë dhe di të zgjedhë drejt,”, tha Rexhepi para të pranishmëve.

Duke theksuar rëndësinë e bashkimit qytetar dhe ruajtjes së identitetit vendor, ai u shpreh se Tetova do ta rikthejë dinjitetin e saj, përmes një qeverisjeje që e njeh dhe e respekton historinë dhe traditën e saj.

Hapja e shtabit u shoqërua me entuziazëm, përkrahje të sinqertë nga banorët e lagjes dhe mesazhe uniteti për një Tetovë më të drejtë dhe më të zhvilluar./TS