“S’ka ujë, s’ka rrugë, s’ka arsim” – Emir Sulejmani shpërthen: Komuna e Zhelinës po fundoset nga paaftësia e Blerim Sejdiut!”
Banorët e Komunës së Zhelinës vazhdojnë të përballen me probleme serioze që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre. Emir Sulejmani ka ngritur zërin për mungesat e mëdha që, sipas tij, janë pasojë e neglizhencës së komunës dhe mungesës së vizionit zhvillimor për këtë komunë.
“Mungesa e kanalizimit, mungesa e ujit të pijshëm, rrugët e amortizuara dhe kushtet e dobëta në shkolla janë realitet i hidhur me të cilin përballet çdo ditë qytetari i Zhelinës,” ka deklaruar Sulejmani, njofton TS.
Ai thekson se është koha për veprim konkret, jo më premtime boshe dhe projekte që mbesin në letër. “Zhelina meriton më shumë,” thotë ai, duke shtuar se qytetarët kanë të drejtë të jetojnë me dinjitet, në një mjedis që ofron kushte të denja për jetë dhe zhvillim.
Sipas tij, zgjidhja vjen përmes angazhimit të sinqertë, bashkëpunimit me qytetarët dhe me përfaqësues që e njohin mirë terrenin dhe hallet e njerëzve. Me moton #bashkë dhe përmes alternativës që ofron AKI, Sulejmani beson se ndryshimi është i mundur dhe i arritshëm.
“Koha është për zgjidhje konkrete, sepse Zhelina meriton më shumë,” përfundon ai, duke i bërë thirrje qytetarëve për vetëdijesim dhe mobilizim për një të ardhme më të mirë./TS