Mbi 155 mijë euro përfitime nga Komuna e Tetovës për shefin e PR-së të Bilall Kasamit, Adnan Selmani!
Skandali vazhdon: Përveç shumës marramendëse nga Komuna e Tetovës, Selmani figuron se merr paga edhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Kulturës – të dyja në të njëjtën kohë, me rreth 35 mijë denarë secila.
Ende nuk dihet nëse Komisioni Antikorrupsion do të marrë masa për këtë rast flagrant ku i njëjti person përfiton dy paga paralelisht nga dy institucione shtetërore.
Vlen të theksohet se rasti i Adnan Selmanit nuk është i vetëm – qindra militantë të partisë BESA marrin rroga të majme pa shkuar asnjëherë në punë, duke rënduar buxhetin publik dhe duke keqpërdorur paratë e qytetarëve.