Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka kërkuar nga kryetari dhe nënkryetari i BDI-së që publikisht të tregojnë nëse, siç thotë ai, do të vazhdojnë ta lusin kryeministrin Hristijan Mickoski për t’u bërë pjesë e qeverisë
“Përfitoj nga rasti, publikisht t’i pyes Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin: A do të bëjnë qeveri me Mickovskin? Siç po qëndrojnë gjatë gjithë kohës, tek dera e qeverisë…dhe me kend duan të bëjnë qeveri? …pra duan pikërisht me Mickoskin! Ja tani publikisht po i pyes. Le të përgjigjen… A do të ndalojnë, apo do të vazhdojnë të qëndrojnë para qeverisë, para dyerve të VMRO-DPMNE-së dhe para Mickovskit, që ta lusin… Pa kryetar Kuvendi, me më pak ministra siç po tregojnë edhe partnerët e tyre, të cilat tanimë nuk janë bashkë. Pra, a do të përkrahin një qeveri, me “albanofobin” Mickovski të bëjnë qeveri? Në këtë duhet publikisht të përgjigjen!”, ka pyetur Mexhiti.
Kujtojmë se ditë më parë, Bujar Osmani e quajti kryeministrin Mickoski “albanofob”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bastisje në Shkup, u gjet sasi e madhe e substanca narkotike
- Bujar Osmani: Gjendje emergjente për papastërtinë në Çair – pastërtia, prioritet urgjent pas marrjes së mandatit
- Shkarkohet gjykatësi Enver Bexheti
- “Thaçi ishte djalë i ri, ambicioz – përpiqej të ishte i suksesshëm”, thotë Covey
- Të dhëna alarmuese, 40% e të rinjve deri në moshën 18 vjeçare janë duhanpirës!
- Kallëzim për mashtrim ndaj anëtares së Këshillit Gjyqësor: Mori 291 mijë denarë duke mos e paraqitur apartamentin në Shkup
- Përfundon dëshmia e Jock Covey në Hagë
- Mexhiti pyet Osmanin dhe Ahmetin: A do të bëni qeveri me Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në?
- Aliu-Kostovski: Vazhdojmë me investimet në shëndetësi – është shpallur prokurimi publik për ndërtimin e një poliklinike të re në Butel
- Rama tallet me gafën e Trump: I dha fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, u lodh shumë..