Luis Enrique zbulon emrat e dy mesfushorëve më të mirë në botë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka zbuluar emrat e dy mesfushorëve që mendon se janë më të mirët në botë aktualisht.

PSG fitoi në udhëtim te Barcelona në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve dhe trajneri i mysafirëve, veçoi dy futbollistë pas ndeshjes.

“Pedri dhe Vitinha janë mesfushorët më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Enrique pas fitores së PSG-së ndaj Barcelonës.

“Pedri na kushtoi shumë sot. Folëm për të para ndeshjes, por ishte shumë e vështirë ta ndalonim”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Pedri dukej se u lodh më vonë gjatë ndeshjes, ndërsa PSG vazhdoi ta markonte atë.

Hansi Flick e ndërroi mesfushorin spanjoll para fundit të ndeshjes për të shmangur humbjen e tij për shkak të një dëmtimi.

640 raste të reja me kancer të gjirit gjatë 2024 në Kosovë
Shëndetësi
640 raste të reja me kancer të gjirit gjatë 2024 në Kosovë
Në fund, ishte PSG që shkoi në shtëpi me pikët e plota pasi fitoi 2-1, me Vitinhan që duket se luajti më mirë.